INFORMACION I RËNDËSISHËM SIGURIE

Zotëruesit e pajisjeve smeriluese të modelit PSS 2 A, PSS 20 A, PSS 190 AC, PSS 200 A, PSS 200 AC, PSS 250 A, PSS 250 AE dhe PSS 2000 Aprodhuara në periudhën qershor deri gusht 2007 janë të lutur të ndjekin sa më poshtë: Me efekt të menjëhershëm, këto pajisje nuk duhet të përdoren ose vihen në dispozicion të të tjerëve. Pajisjet në fjalë do të ndërrohen pa pagesë. Në linkun e mëposhtëm do të gjeni informacionin e sigurisë.

Si të kontrolloni nëse përfshihet pajisja tuaj:

1. Kontrolloni nëse keni një nga modelet e përfshira:

Bëjnë pjesë modelet e mëposhtme: PSS 2 A, PSS 20 A, PSS 190 AC, PSS 200 A, PSS 200 AC, PSS 250 A, PSS 250 AE dhe PSS 2000 A. Modelin që zotëroni mund ta gjeni duke e parë në pajisje (vendin e saktë e gjeni në figurën më poshtë).

Nëse keni një pajisje të modelit të listuar, pajisja juaj mund të jetë e përfshirë. Për të kontrolluar këtë, ju lutem kaloni në hapin 2. Nëse pajisja juaj nuk bën pjesë në asnjërën nga këto seri, pajisja juaj nuk është e përfshirë.

2. Kontrolloni nëse pajisja juaj është e përfshirë:

Ju lutemi vendosni numrin e paisjes dhe numrin serial të pajisjes tuaj smeriluese në formularin e mëposhtëm të verifikimit. Për të parë se ku mund t'i gjeni këto të dhëna tek pajisja juaj, shihni figurën e mëposhtme. Ju lutemi kini parasysh që t'i plotësoni të dyja fushat.

Për pyetje mund të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit.

kontakt formë