Udhëzues i rëndësishëm sigurie

Zotëruesit e pajisjeve smeriluese të modelit PSS 2 A, PSS 20 A, PSS 190 AC, PSS 200 A, PSS 200 AC, PSS 250 A, PSS 250 AE dhe PSS 2000 A nga periudha e prodhimit qershor deri gusht 2007 janë të lutur të ndjekin sa më poshtë: Këto pajisje nuk duhet të përdoren ose të kalohen më te të tjerë. Pajisjet në fjalë do të ndërrohen pa pagesë. Në linkun e mëposhtëm do të gjeni Udhëzime sigurie.

Kështu kontrolloni nëse bëhet fjalë për pajisjen tuaj:

1. Kontrolloni nëse keni një pajisje që i përket modeleve në fjalë:

Bëjnë pjesë modelet e mëposhtme: PSS 2 A, PSS 20 A, PSS 190 AC, PSS 200 A, PSS 200 AC, PSS 250 A, PSS 250 AE dhe PSS 2000 A. Modelin që zotëroni mund ta gjeni duke e lexuar direkt mbi pajisje (vendin e saktë e gjeni në figurën më poshtë).

Nëse keni një pajisje të modelit të listuar, pajisja juaj mund të jetë e përfshirë. Për ta provuar këtë, lutemi kaloni në hapin 2. Nëse pajisja juaj nuk bën pjesë në asnjërën nga këto modele, pajisja juaj nuk është e përfshirë.

2. Kontrolloni nëse bëhet fjalë për pajisjen tuaj:

Ju lutemi vendosni pajisjet- dhe numrin serial të pajisjes tuaj smeriluese në formularin e mëposhtëm të kontrollit. Për të parë se ku mund t'i gjeni këto të dhëna tek pajisja juaj, shihni figurën e mëposhtme. Ju lutemi kini parasysh që t'i plotësoni të dyja fushat.

Për pyetje mund të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit.

kontakt formë